fbpx

Aksident trafiku në Shtedim, vdes një 30-vjeçar

HomeLajmeKosovë

Aksident trafiku në Shtedim, vdes një 30-vjeçar

Një person i moshës 30-vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 21:45 në magjistralen Podujevë-Merdare, përkatësisht në fshatin Shtedim.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete dhe një çiklist.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka treguar Borovci.