Kosovë
Aksident në Suharekë, humb jetën një fëmijë 14 vjeçar
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në Suharekë, ku një fëmijë 14 vjeçar ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Është një vetaksident trafiku me fatalitet, një fëmijë 14 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime”, pohoi Osmanollaj.
Numri i aksidenteve është rritur kohëve të fundit në Kosovë, ndërkohë Policia u ka bërë thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.
