Aksident mes tri veturave në Prizren, lëndohen dy persona, Policia jep detaje

0 minutes, 35 seconds Read

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në rrugën Vërmicë-Prizren, saktësisht në fshatin Vlashne.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka treguar në detaje për aksidentin.

“Sot rreth orës 09:40 policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Vlashne, në rrugën Vërmicë- Prizren. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe janë lënduar dy persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.

Publikime te ngjashme