Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë: dy persona humbin jetën ndërsa dy fëmijë mbesin të lënduar

HomeLajmeKosovë

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë: dy persona humbin jetën ndërsa dy fëmijë mbesin të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Si pasojë e aksidentit ku ka qenë e përfshirë një veturë me targa të huaja dhe një autobus, kanë vdekur dy persona, kanë konfirmuar për Reporteri.net nga Policia e Kosovës.

Në aksidentin e rëndë po ashtu janë lënduar dy fëmijë.

Viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, derisa të lënduar kanë mbetur dy fëmijë.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë .

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave :

Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia.

COMMENTS

x