Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, disa të plagosur

0 minutes, 21 seconds Read

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Kombit pranë Rrëshenit. Dy automjete janë përplasur mes tyre, e për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Korrespondentja e Klan News, Vera Deda, ka mësuar se dy prej të plagosurve mbetën të bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Publikime te ngjashme