fbpx

Ahmeti – Kurtit: Kur je në pushtet të duket se grevat t’i organizon opozita

HomeLajmeKosovë

Ahmeti – Kurtit: Kur je në pushtet të duket se grevat t’i organizon opozita

Ish-kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka qenë edhe pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar lidhur me grevën e arsimtarëve e punëtorëve shëndetësor.

Ahmeti i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili dje ka thënë që sindikatat kanë të drejtë të organizojnë greva por jo që t’iu shërbejnë agjendave politike.

Ahmeti ka thënë se kur je në opozitë të pëlqejnë grevat, derisa kur je në pushtet të duket që t’i organizojnë opozita me shërbime për të të rrëzuar nga pushteti.

“Kur je në opozitë të pëlqejnë grevat, të duken të drejta dhe i ndihmon. Kur je në pushtet të duket që ti ka organizu opozita me shërbimet me të rrëzu!”, ka shkruar Ahmeti.

x