fbpx

Agusholli reagon ashpër për rastin e dhunës në Pejë: “Përveç burgut, duhet me ua marrë fytyrën këtyre krijesave të quajtura njeri”

HomeLajmeKosovë

Agusholli reagon ashpër për rastin e dhunës në Pejë: “Përveç burgut, duhet me ua marrë fytyrën këtyre krijesave të quajtura njeri”

Pas rastit të dhunës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë,ka reaguar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, i cili është shprehur i indinjuar me rastin dhe infermieren që ka ushtruar dhunë mbi të moshuarën.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Agusholli ka bërë thirrje që e njëjta përpos dënimit me ligj, duhet të kryqëzohet edhe nga opinioni publik me qëllim që raste të njëjta të mos përsëriten.

Ky është postimi i tij i plotë: