fbpx

Agjentët e konfirmojnë se CIA ka ndihmuar UÇK-në gjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë, zbulimi i zemëroi diplomatët europian!

HomeLajmeKosovë

Agjentët e konfirmojnë se CIA ka ndihmuar UÇK-në gjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë, zbulimi i zemëroi diplomatët europian!

Në vitin 2000 “Forumi Global i Politikave”, kishte publikuar një artikull të gazetarëve Tom Walker dhe Aidan Laverty të Sunday Times.

Ata kishin pyetur edhe anëtarët e inteligjencës amerikane dhe ata ua kishin konfirmuar këtë. Në artikullin me titullin “CIA ka ndihmuar Ushtrinë Guerile të Kosovës gjatë gjithë kohës”, aty thuhet se “Agjentët e inteligjencës amerikane kanë pranuar se kanë ndihmuar në trajnimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi.

Zbulimi zemëroi disa diplomatë evropianë, të cilët thanë se kjo kishte minuar lëvizjet për një zgjidhje politike të konfliktit midis serbëve dhe shqiptarëve. Oficerët e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës ishin monitorues të armëpushimit në Kosovë në 1998 dhe 1999, duke zhvilluar lidhje me UÇK-në dhe duke dhënë manuale trajnimi ushtarak amerikan dhe këshilla në terren për luftimin e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe“.

Poashtu, në artikull thuhet se para largimit të OSBE-së, shumë telefona satelitor i janë dhënë njerëzve të UÇK-së me të cilat kanë komunikuar edhe me Gjeneralin e NATO-s Wesli Klark.

Burimi i informacionit:

https://archive.globalpolicy.org/component/content/article/192-kosovo/38782.html

x