fbpx
HomeLajme

Agim Ademi që i iku burgut duke zvarritur ekzekutimin e denimit, dikur i vardisej Kadri Veselit, tash Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar ekipin e Kosovës në futboll, i cili është duke qëndruar në hotel “Emerald”, në pritje të takimit ndaj Suedisë, shkruan Insporti.

Kurti përveç takimit me lojtarët, takoi edhe presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, i cili ditë ditë më parë sfidoi drejtësinë e Kosovës, duke mos u paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me pretekstin se ndodhej në Turqi.

Preteksti doli të ishte bosh, teksa Ademi po atë ditë u paraqit në ambientet e hotelit ku qëndron Kombëtarja e Kosovës, teksa më vonë shikoi “Dardanët” nga afër, në ndeshjen e fituar ndaj Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ademi flirtin me politikën e kishte nisur kohë më parë, teksa ishte kritikuar shumë për lejimin e hyrjes së kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, në dhomat e zhveshjes të ekipit të Kosovës pas fitores ndaj Bullgarisë

Ai këtë veprim e kishte arsyetuar duke thënë se Kadri Veseli, atëkohë kryetar i Kuvendit të Kosovës, përfaqësonte institucionet e vendit.

Madje, Ademi kishte falenderuar klasën politike, duke thënë se kanë bërë mjaftushëm për futbollin në vend.

“Kjo klasë qeveritare apo politike ka bërë mjaftueshëm për futbollin. Është fakt i pamohueshëm dhe mund t’i falënderoj” – ishte shprehu ai.

Por raporti i tij me kryetarin e PDK-së, kalonte linjën institucionale. Dëshmi për këtë është se fakti se në kohë fushate, Veselit i ishte mundësuar një video promovuese me Kombëtaren e Kosovës.

Kadri Veseli tani ndodhet në Gjykatën Speciale në Hagë, por Agim Ademi si duket është duke vazhduar avazin e vjetër të raporteve miqësore me liderët e fuqishëm të politikës.

Kujtojmë që Agim Ademi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 9 muaj burgim, vendim i cili ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit ne shkurt 2020. Agim Ademi ishte urdhëruar që më 18 qershor 2020 të fillonte vuajtjen e dënimit. Me kërkesë të Agim Ademit, për shkaqe shëndetësore, vujatja e dënimit ishte shtyrë për 3 muaj.

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer rastin në rigjykim, me seancën e cila është shtyer për një kohë të pacaktuar./Insporti.com

COMMENTS