Adriatik Lapaj formon partinë, zbulon emrin dhe disa nga anëtarët

0 minutes, 33 seconds Read

Aktivisti Adriatik Lapaj ka njoftuar se do të prezantojë partinë më të re politike në 18 shtator.

Emri i partisë është “Shqipëria Bëhet”, dhe prezantimi i saj do të bëhet në zyrat e reja me vendndodhje te rruga “Jeronim De Rada” në Tiranë.

Disa nga anëtarët e kësaj partie, të prezantuar përmes video-mesazheve të publikuara në rrjetet sociale nga vetë Lapaj janë aktori i humorit Florjan Binaj, mjeku Tritan Kalo, profesor Dritan Hoti, gazetarja Edona Haklaj, e të tjerë.

Disa nga pikat e kësaj partie, siç u prezantuan edhe nga Binaj, janë ndryshimi i kodit zgjedhor, vota e emigrantëve, ligji për referendumet.

Publikime te ngjashme