Një adoleshent britanik ka publikuar një video në internet, ku shihet se si bën akrobacione jashtë rrethojës mbrojtëse të një ndërtese të lartë në Londër – ai madje nuk heziton të mbahet me vetëm njërën dorë në rrethojën e katit të 53-të.

Adam Lockëood, 19-vjeçq, postoi videon duke rrezikuar jetën në kulmin e ndërtesës Madison në pjesën qendrore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Ky adoleshent nga Wigan, Lancashire, njihet akrobacitë e tij në ndërtesat më të larta nëpër Evropë, të cilat i poston në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq 19-vjeçarin që nuk heziton të bëjë akrobacione në mbi 180 metra lartësi, ku vetëm një lëvizje më e vogël e gabuar ka mundur t’i kushtojë me jetë. /Telegrafi.