fbpx

Adnan Rrustemi shpërndan një kërkesë të Blerand Stavilecit duke theksuar se kërkesat grevisteve janë të inspiruara nga politika

HomeLajmeKosovë

Adnan Rrustemi shpërndan një kërkesë të Blerand Stavilecit duke theksuar se kërkesat grevisteve janë të inspiruara nga politika

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e ka quajtur grevën politike dhe sindikatat opozitare.

Duke u bazuar në kërkesën e grevistëve për dhënien e 100 euro shtesë deri te vendoset Ligji i Pagave, Rrustemi thotë se është ide e PDK-së.

“Nëse i pyesni sot krerët e sindikatave se cila është formula që ka diktuar shumën e kërkesës suaj për 100 euro shtesë deri në Ligjin e Pagave. Nuk e dinë. Nëse i pyesni a e dinë se sa e rëndon buxhetin e shtetit kërkesa e tyre për 100 euro shtesë deri në Ligjin e Pagave. Nuk e dinë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nëse i pyesni sot krerët e sindikatave se cila është formula që ka diktuar shumën e kërkesës suaj për 100 euro shtesë deri në Ligjin e Pagave. Nuk e dinë. Nëse i pyesni a e dinë se sa e rëndon buxhetin e shtetit kërkesa e tyre për 100 euro shtesë deri në Ligjin e Pagave. Nuk e dinë.

A e dini pse? Sepse kërkesat e sindikatave të datës 25 gusht, ua kanë shkruar PDK-ja me 15 prill. Grevat janë politike. Sindikatat janë opozita.

x