Connect with us

Kosovë

Abelard Tahiri e zë ngusht shefin e ZRRE-së: Kush kërkoi ngritjen e çmimit të energjisë dhe subvencionimin prej 110 milionë eurosh?

Publikuar

me

Shefi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu e ka pranuar sot në muajt e parë të këtij viti ka pasur kompani që kanë funksionuar pa liçencë në shit-blerjen e energjisë elektrike në Kosovë.

Më tej, ai ka thënë se nuk është i sigurt nëse akoma nuk funksionon një e tillë, megjithëse sipas legjislacionit në fuqi është e ndaluar dhe dënohet rëndë. I pyetur nga shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, cili ka qenë importi dhe eksporti i energjisë gjatë muajit mars, Fejzullahu është përgjigjur vetëm për vlerën financiare, por jo edhe atë të megavatëve.

Gjatë muajit mars kemi pasur 13 milionë euro import, 8.7 milionë euro eksport. Por të dhënat për megavat nuk i di”, ka thënë Fejzullahu.

Tahiri ka thënë se pikërisht këtu është problemi. “Ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka qenë e paarsyeshme. Ne dyshojmë që pikërisht nuk ka pasur arsye të ngritët çmimi i energjisë elektrike për shkak se konsumi është mbuluar nga prodhimi vendor. Çmimi i prodhimit vendor nuk ka levizë, ndërsa ne jo vetëm që paguajmë me tarifa të shtrenjta energjinë por ndajmë edhe subvencion”, ka thënë Abelard Tahiri.

Më tej, ai i ka kërkuar të dhëna të detajuara shefit të ZRRE-së, në lidhje me importin gjatë muajve janar, shkurt, mars, prill, koha kur Kosova i ka ndarë 110 milionë euro subvencionim. “Sa kemi importu megavat dhe a ka qenë e arsyeshme ngrijta e çmimit të energjisë elektrike? Na i sillni në megavat për muajt e parë të vitit, deri ta ndarja e subvencioneve. Kush ka qenë propozuesi për të ndarë Qeveria 110 milionë euro? Më e rëndësishmja është sponsorizimi i këtij vendimi. Ai e bartë përgjegjësinë kryesore. Kush e ka sponsorizuar këtë kërkesë të tillë i cili pastaj është shndërruar në veprim” ka thënë Tahiri.

Reklama