Pas kreut të AAK-së, edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, i ka dhënë mbësheteje qeverisë për reciprocitetin karshi Serbisë.
Teksa ka dënuar sulmin e bandave serbe ndaj forcave të sigurisë, liderit i LDK-së, ka thënë se reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran.
“Koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfardo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial. Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran.
Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri./Kosova Post
COMMENTS