fbpx

Abazoviq në Kyiv, këta janë dy kryeministrat ballkanikë që do t’i marrë me vete

HomeLajmeKosovë

Abazoviq në Kyiv, këta janë dy kryeministrat ballkanikë që do t’i marrë me vete

Tre kryeministra të Ballkanit Perëndimor pritet ta vizitojnë kryeqytetin e Ukrainës, Kyivin.

E përditshmja malazeze, ‘Vijesti’ shkruan se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq e ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe se do t’i marrë me vete edhe kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një bisedë telefonike të enjten, Zelensky e ftoi Abazoviqin ta vizitojë Kyivin.

Sipas ‘Vijestit’, Rama e Kovaçevski e kanë pranuar idenë e Abazoviqit dhe mbetet të merren vesh për datën se kur do të shkojnë në Ukrainë.

Ideja e Abazoviq ishte që vizitës t’i bashkoheshin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Dritan Abazoviq do të nisë një ide për një vizitë të përbashkët në Kyiv nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s të rajonit, me qëllim dërgimin e një mesazhi më të fortë dhe të bashkuar të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, u tha në një komunikatë të qeverisë malazeze.g.express.

COMMENTS

x