Abazoviç “pajtohet” që Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe duhet të rishikohet, pas takimit me Gjukanoviç-in

HomeLajmeRajoni

Abazoviç “pajtohet” që Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe duhet të rishikohet, pas takimit me Gjukanoviç-in

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë konsultave me presidentin Milo Gjukanoviç, u pajtua se fokusi në agjendën e Bashkimit Evropian është në interesin e stabilitetit politik të vendit që ata udhëheqin.

“Në këtë kontekst, ideja që teksti i Marrëveshjes t’i prezantohet edhe një herë publikut profesional dhe shkencor të Malit të Zi (përfaqësues të Universitetit dhe shoqërisë civile me kompetenca në çështjet ligjore) përpara se të vazhdohet me procedurat e mëtejshme në lidhje me Marrëveshjen, dhe sigurimin e një verifikimi shtesë të përputhshmërisë së versionit aktual të Marrëveshjes me sistemin kushtetues dhe ligjor të Malit të Zi dhe në këtë mënyrë të largohen të gjitha dyshimet që kanë lindur në këtë temë”, thanë të dy shtetarët në një deklaratë të përbashkët, shkruan Vijesti.

Ndërkohë, thuhet se fokusi politik duhet të drejtohet në dialogun e të gjitha partive parlamentare për sigurimin e konsensusit të nevojshëm për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe fillimin e procedurave për zgjedhjen e Prokurorit Suprem.

“Është një vlerësim i përbashkët se kjo do të tregonte qëndrimin e përgjegjshëm të shtetit ndaj inkurajimit të institucioneve të BE-së për të përmbushur efektivisht kriteret e përkohshme të mbetura për sundimin e ligjit për të krijuar kushte për përshpejtimin e procesit të përgjithshëm negociues. kontributi më i mirë për stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm të shtetit dhe shoqërisë malazeze, u vlerësua në takim”.

Tutje në njoftim thuhet se presidenti dhe kryeministri ranë dakord që pavarësisht dallimeve politike apo të tjera që ekzistojnë në shoqërinë tonë, zgjidhja duhet kërkuar gjithmonë në dialog brenda institucioneve të sistemit.

“Gjithashtu, Gjukanoviç dhe Abazoviç dënuan çdo formë të gjuhës së urrejtjes apo dhunës, duke theksuar se harmonia ndëretnike dhe ndërfetare është kapitali më i madh shoqëror i Malit të Zi dhe diçka për të cilën vendi ynë njihet në të gjithë rajonin dhe Evropën”, përfundon deklarata.

Çfarë po ndodh në Mal të Zi?
Partia Demokratike e Socalistëve (DPS) që udhëhiqet nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka vendosur të tërheq mbështetjen e saj ndaj qeverisë së pakicës të Dritan Abazoviç.

Ky vendim erdhi pasi qeveria e Malit të Zi miratoi draft-kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, gjë për të cilën kjo qeveri nuk ka mandat dhe pajtueshmëri të plotë politike, dhe e cila ishte votuar për të shtyrë përpara agjendën evropiane të vendit.

DPS, e cila ka 29 deputetë në parlamentin malazez (nga 81 sa janë gjithsej), doli me një qëndrim këtë të diel se qeveria e ka humbur mbështetjen e kësaj partie, nga e cila edhe varet edhe jetëgjatësia e qeverisë së Abazoviç.

COMMENTS

x