Abazoviç nga Tirana tregon arsyet se pse u shkarkua nga kreu i qeverisë: “Nuk shoh gabime tek vetja..”

1 minute, 5 seconds Read

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq gjatë vizitës në Tiranë me ftesë të kryeministrit Rama i është përgjigjur dhe disa pyetjeve të gazetarëve.

Një prej tyre ishte në lidhje me arsyen e shkarkimit të tij nga parlamenti malazez.

Çfarë keni bërë ju gabim që ju shkarkoi parlamenti?

“Është një konfuzion politik por qeveria pa marrë parasysh se është në mandatin teknik punon pa instruksione. Punon më mirë se kur ka qenë në mandatin e plotë pasi ata njerëz që nuk e kanë gjetur veten aty ndoshta kanë punuar gabim. Mund të dukem pak arrogant se nuk i shoh gabimet tek vetja edhe pse ata ekszistojnë dhe janë prezent”, ka thënë ai.

Abazoviq mohon akuzat për Shqipërinë e Malin e Zi: Ndër të parët që vendosëm sanksione ndaj Rusisë

Në kemi ofruar modelin që ka qenë produktiv për Malin e Zi. Jam krenar për arritjet e 8 muajve të fundit. Ju them këtu se rroga mesatare në Malin e Zi nga 550 € ka shkuar në 750 €.

Më duhej pak kohë, pasi disa njerëz kanë dashur të shkëputen prej agjendës luftës kundër luftës së korrupsionit. Ne atë kishim qëllimin kryesor.”

Pyetje: Kjo i adresohet si akuze presidentit?

Abazoviq: Sigurisht që po.

Publikime te ngjashme