Abazi thotë se Albin Kurti ishte në listë të zezë të SHBA-së

1 minute, 1 second Read

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se raportet e tij me VV-në filluan të prishen në momentin kur filluan të ndahen postet nëpër komisione parlamentare, e ku sipas tij, kishte padrejtësi dhe favorizime.

Abazi po ashtu ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës dhe njëherit kreun e VV-së, Albin Kurti.

Abazi tha në emisionin Pressing në T7 se i ka qëndruar pranë atij në kohët më të vështira, duke zbuluar edhe detaje të panjohura se Kurti ka qenë në listën e zezë të SHBA-së, që nuk lejon udhëtimin brenda këtij shteti.

“Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë e kam mbrojtur”, thotë Abazi.

“Unë kam qenë ndër të paktit që kam mbrojtur Kurtin edhe atëherë. Unë kam qenë në panel në Departamentin e Shtetit, ishte edhe Lajcak atëherë në panel, nuk iu dha viza Kuritt dhe unë e mbrojta në SHBA”, shtoi ai.

Abazi tutje shton se brenda VV-së ekziston një kontroll i madh që të mbytet fjala e lirë dhe deputetët janë të urdhëruar të lexojnë fjalime të shkruara nga dikush tjetër.

 

Publikime te ngjashme