Abazi nuk tregon se çfarë është pyetur nga Prokuroria Speciale

1 minute, 10 seconds Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, nuk ka dhënë mjaft detaje lidhur me intervistimin nga Prokuroria Speciale për rastin e ish-aktivistit të ndjerë të këtij subjekti politik, Astrit Dehari.

Abazi, përpara mediave, ka thënë se Prokuroria ka qenë korrekte në raport me të dhe se pjesa tjetër i takon drejtësisë, shkruan Demokracia.com.

“Kam marrë ftesën nga Prokuroria, unë i jam përgjigjur ftesën. Prokuroria ka qenë jashtëzakonisht korrekte në procesin e intervistimit si dëshmitar. Të gjitha pjesët tjera janë pjesë e Prokurorisë. Është çështje e Prokurorisë të merret me këtë çështje dhe të realizojë drejtësinë”, deklaroi Abazi.

“Ajo që them unë edhe si deputet edhe si qytetar i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalem që pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe qytetar në një shoqëri normale”, vijoi ndër të tjera ai.

Deputeti Abazi përgjatë javës së kaluar i ka bërë thirrje Prokurorisë që ta intervistojë edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, si dhe kryeministrin Albin Kurti. Përgjatë ditës së djeshme, u bë e ditur se Haxhiu për rastin Dehari është intervistuar më 18 janar. Ndërkaq, për Kurtin nuk dihet gjë.

Publikime te ngjashme