A po shkon Haki Abazi në LDK?

1 minute, 44 seconds Read

Kur të humb malli të humb edhe koka, shprehje e thënë ndër breza dhe e përsëritur gjithnjë. Rënia në karrierën politike e Haki Abazit është aq e shpejtë, e kuptueshme të jetë e pabesueshme për vet Hakiun.

Nuk është as i pari dhe a si fundit, mënyra se si di të menaxhoni humbjen tregon karakterin e vërtetë të njeriut. Pasi humbi postin e zv. kryeministrit humbjet tjera për z. Abazi ishin rrjedhojë e rënies së pandalshme, pasi mbeti askund me largimin nga pozita e Komisionit për Punë të Jashtme, deputeti i VV-së foli për zhdukjen e mostrave të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, duke thënë se ka video-incizime që dëshmojnë kush i zhduki ato.

Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngufatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.” – tha Abazi.

Tutje, Abazi kërkoi nga prokuroria të intervistojë kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e disa anëtarë të tjerë. Pavarësisht se Hakiu e mohon, realiteti është ky, shkarkimi nga pozitat e ka tjetërsuar komplet. Nëse Hakiu ka pasur prova për rastin ” Dehari” duhet të përgjigjet pse nuk i ka publikuar. Më tepër se fakte më shumë shoh inate politike brenda llojit se diçka më shumë.

Është e turpshme nga gjaku i Astritit dhe familjes së tij, të përdoret për qëllime të ulëta të politikës ditore. Haki Abazi me veprimet e fundit e ka nënshkruar fundin politik me VV, kështu që rrugën politike me shumë gjasë do e vazhdojë në LDK.

Nisur edhe nga deklaratat publike dhe mënyrës se si Abazi po e kopjon Rugovën me konferencat e së premtes, për më tepër që LDK është shndërruar në çerdhe të të dëshpëruarve.

NGA: FATON MEHMETI

Publikime te ngjashme