A po përgatitet Kosova të marrë F16 nga Turqia, ministri Mehaj dhe shikon nga afër këto modele!

HomeLajmeKosovë

A po përgatitet Kosova të marrë F16 nga Turqia, ministri Mehaj dhe shikon nga afër këto modele!

Kosova është duke i ngritur kapacitetet e saja për mbrojtjen e territorit, vizitat e fundit të ministrit sollën ndryshime pozitive duke nënshkruar kontrata milionëshe për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse.

Por kësaj radhe si duket vizita tjetër e ministrit do sjellë risi të reja, ministri vizitoi kompanitë më të avancuara turke të teknologjisë u.shtarake si dhe simulatorët e avionëve u.shtarak.

Ky është postimi i plotë i Mehaj-t:

Vizitat në kompanitë e njohura të industrisë së mbrojtjes në Turqi, me prezantimet e tyre dhe diskutimet e përbashkëta, i vazhdova në kompaninë HAVELSAN. Ato ishin shumë të rëndësishme në procesin e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së me sistemet modern të mbrojtjes.

HAVELSAN është e specializuar në sistemet e softuerëve dhe sistemeve në sektorët e mbrojtjes dhe IT-së.

Ajo është kryesisht aktive në sistemet e komandim-kontrollit (C4ISR), sistemet e vëzhgimit dhe zbulimit, sistemet e menaxhimit të informacionit, sistemet e simulimit dhe stërvitjes, mbështetjes logjistike, si dhe sistemet e sigurisë së brendshme.

COMMENTS