Connect with us

Kosovë

“A po kërkon falje apo po ndërpritet debati?”, Përplasje e ashpër mes Latifit dhe Bislimit!

Published

on

Debat i ashpër është zhvilluar në Pressing të T7, derisa po diskutohej lidhur me formimin dhe veprimin e organizatës politike Lidhja Popullore e Kosovës – LPK.

Derisa diskutohej për ideologjinë politike të kësaj organizate, filozofi Blerim Latifi akuzoi pjesëtarët e LPK-së për falsifikim të një teksti.

“Çka kupton me falsifikim?”, ishte reagimi i Bilall Sherifit, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Me falsifikim kuptoj një tekst të shkruar më 1991 dhe ju e projektoni si një tekst të shkruar më 1987”, u përgjigj Latifi.

Menjëherë pas kësaj, ish-pjesëtari i LPK-së, Xhevat Bislimi, reagoi ashpër duke thënë se duhet të ndërpritet debati pas kësaj shpifje, ose Latifi të kërkojë falje.

“A po kërkon falje, apo ndërpritet debati? Ndërpritet absolutisht. Nuk vazhdohet debati me njerëz që kanë paragjykime të tilla dhe që shpifin publikisht. Qysh mundet me akuzu për këtë organizatë për falsifikim?”, është shprehur Bislimi.

“…Mos vazhdoni me i projektu idetë e sotme me një kohë tjetër”, shtoi Latifi./Gazeta Express

Advertisement
Comments