fbpx

A është Rrahman Jashari vegël e PDK-së?

HomeLajmeKosovë

A është Rrahman Jashari vegël e PDK-së?

NGA FATON MEHMETI

Kur përmendet Rrahman Jashari mendja na shkon tek greva. Nga shumë kush konsiderohet “baba i grevës”, nga disa të tjerë vegël e PDK-së, disa edhe si i pathyer në kërkesat e mësimdhënësve.

Qeveria aktuale e ka shenjëstuar Rrahmanin “njeri të PDK-së”, duke refuzuar takimin me të pēr kohë të gjatë. Janë dy momente të veprimit të Rrahman Jasharit në të cilat qeveria mbështet tezën ndaj kryetarit të SBASHK-ut si njeriu i PDK-së.

Marrëveshja mes SBASHK-ut dhe PAN-it në kohë fushate si dhe arritja e marrëveshjës me Kadri Veselin në grevën e sindikatës së arsimit për rritje të koficientit, i japin të drejtë qeverisë në konstatimet e saja. Shto këtu edhe deklarimet e z.Jashari në superlativa për Hashim Thaçin shpërfaqin afërsinë e tij me PDK.

Gjithësesi, duhet kuptuar fakti se Rrahman Jashari është në krye të sindikatës më të madhe në vend, s’duhet injoruar ky fakt pavarësisht defekteve të ushtrimit të detyrës. Ashtu siç nuk duhet injoruar fakti tjetër i kapjës së sindikatave nga at që për 20 vjet ishin në pushtet.

Dhe jo vetëm tek ai sindikatat, tek të gjithë insitucionet kyqe ka njerëz të dirigjuar nga opozita. Në pamundësi të gjetjës së hapësirave, afera korruptive, opozita meskine përdor metoda të ndryshme për të dëmtuar qeverinë.

Fatkqësisht për sindikatën e arsimit dhe jo vetëm, edhe në kohë greve takohen me opozitën, në vend se e vetmja adresë të jetë qeveria, insitucioni i vetëm, pra punëdhënësinë e punëtorëve të arsimit.

Pavarësisht se Rrahmani vazhdimisht e ka mohuar të jetë vegël dhe i përodur nga PDK, edhe pse nuk e ka mohuar asnjëherë simpatinë për Thaçin, pjesa e madhe e opinionit publik e ka bindje të thellë një gjë të tillë.

Me veprimet e tija, të diktuara apo naive, Rrahman Jashari e ka përligjur diskursin publik të optikës së tyre një Rrahman të përdorur nga PDK, në këtë sens ka nevojjë për reforma të thella në gjithë sindikatat, ashtu siç ka nevojë për reforma në arsim dhe në çdo sektor tjetër të shoqërisë.

x