Gjeneralmajor Bashkim Jashari, djali i Rifat Jasharit dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, ka qendruar gjithmonë larg syrit të publikut dhe ekspozimit në media.

Ai nuk ka shumë kohë që është emëruar komandant i FSK-së, ndërsa tani po e njohim vetëm përmes angazhimeve zyrtare në këtë pozitë.

Sigurisht, tash kur po mbanë një pozitë kaq të rëndësishme, kurreshtja e publikut është edhe më e madhe për të njohur më shumë prirësin e ushtrisë së re të Kosovës, shkruan Magazina.al.

Për ata që nuk e dinë shumë jetën personale të Bashkim Jasharit, ai është i martuar me një këngëtare që dikur këndonte hite të njohura. Ajo ka kohë që nuk është aktive në skenën muzikore, por dikur këngët e saj ishin hite.

Një nga hitet e njohura të saj ishte “Dashuro vashë” në vitin 1998, por që nga paslufta ajo nuk është kthyer më në skenë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Lirie Istogu, e cila tani është e martuar me Bashkim Jasharin, shkruan Magazina.

Çifti janë martuar që disa vite dhe tani janë prindër të tre fëmijëve.