Presidenca: Përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë

0 minutes, 39 seconds Read

Shefi i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela është deklaruar pas përfundimit të referendumit serb.

Vela përmes një postimi në Twitter thotë se në Kosovë ishte një ditë e qetë, përkundër kërcënimeve nga Serbia, raporton Indeksonline.

“Përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë. Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar Vela.

Votimi në referendumin që u mbajt në Serbi tashmë ka përfunduar.

Qendrat e votimit janë mbyllur në ora 20:00, kurse rezultatet preliminare të referendumit priten të bëhen të ditura sonte pas orës 22:00./Indeksonline

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *