fbpx
HomeKosovë

Vrasje në fshatin Pakashticë të Podujevës, vritet një 30 vjeçar!

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Pakashticë të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar një person të dyshuar, F.B mashkull 34 vjeç, ndërsa viktima është M.K mashkull 30 vjeç.

Poashtu policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar dy armë të gjuetisë, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Heutuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorin e rastin në mënyrë që të ndriçohen dhe sqarohen të gjitha rrethanat.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar:  F.B mashkull 34 vjeç,  Në vendngjarje  janë sekuestruar , dy  armë e gjuetisë.

Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmeti për arbresh.info

COMMENTS

x