8 gënjeshtra që nëse jeni në depresion do t’i besoni…

HomeLifestyleStil

8 gënjeshtra që nëse jeni në depresion do t’i besoni…

Depresioni, një gjendje mendore mjaft e vështirë për tu përballuar. Personat që vuajnë nga depresioni shpesh mashtrohen nga mendimet negative dhe besojnë gjëra që nuk janë plotësisht të vërteta. Cilat janë këto gënjeshtra që depresioni bën që ju ti besoni?

Mos i lejoni vetës këtë gjendje!

Unik Portal ju sjellë një listë të gënjeshtrave që depresioni bën që ju ti besoni:
1. Çdo gjë është faji yt;

Jo cdo gjë është në dorën tuaj, sidomos nëse ju keni qenë pre e ndikimeve të të tjerëve ose situatave të ndryshme. Kuptojeni këtë se disa rrethana thjesht nuk keni mundur ti kontrolloni.

  1. Nuk jeni të mirë mjaftueshëm;

Ju jeni të mirë në mënyrën tuaj. Mos e harroni këtë në asnjë pikë të jetës.

  1. Ju keni fat të keq;

Depresioni ju bën të besoni që ju keni fat të keq, mirëpo mos bini pre e këtij mashtrimi. Ju duhet të punoni për fatin tuaj!

  1. Familja dhe shoqëria juaj nuk ju duan;

A e keni menduar ndonjëherë se ju jeni ata që keni shkëputur marrëdhëniet me ta? Familja do t’iu do gjithmonë, e edhe shoqëria do të jetë aty për ju sa herë të keni nevojë.

  1. Ti nuk e meriton një jetë më të mirë;

Të gjithë meritojnë të kenë jetë më të mirë.

  1. Ju jeni një person i keq;

Mos lejoni depresionin të bëj punën e tij. Punoni në zhvillimin e vetës tuaj, edhe nëse nuk ndiheni se keni vetëbesim.

  1. Ju jeni të shëmtuar/ të trashë/ budallenj etj.;

Depresioni atë punë ka. Të bëjë që ju të ndiheni keq me vetën tuaj. Por mos e lejoni këtë gjendje. Ju duhet të pranoni kush jeni dhe të vlerësoni ato që keni. Asnjëri nuk është perfekt!

  1. Nuk ka shërim për gjendjen tënde, asgjë nuk mund të ndihmoj;

Nuk është aspak e vërtetë, ka shumë gjëra që janë provuar të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga depresioni. Mësoni se si ta përdorni depresionin për të rregulluar jetën tuaj.

COMMENTS

x