fbpx

5G shkakton Covid-19?! Përgjigjen e japin shkencëtarët

HomeTech

5G shkakton Covid-19?! Përgjigjen e japin shkencëtarët

Shkencëtarët kanë hulumtuar me shpejtësi sa i përket studimit të çuditshëm i cili pretendonte se valët e radios të përdorura në teknologjinë e fundit të telefonisë celulare “bën që qelizat njerëzore të prodhojnë koronavirusin”.

Një ekip publikoi një studim këtë muaj duke pretenduar se qelizat e lëkurës njerëzore thithin valët e rrjetit 5G dhe shkaktojnë zhvillimin e koronavirusit, shkruan Daily Mail.

Studiuesit e jashtëm pretenduan se vendet me shpërndarjen më të lartë të 5G do të kishin numrin më të madh të infeksioneve koronavirus.

Për më tepër, ekipi kishte pretenduar se qelizat mund të prodhojnë COVID-19, por ky është emri i sëmundjes së shkaktuar nga virusi dhe jo vetë virusi.

Por anëtarët e komunitetit shkencor ishin menjëherë dyshues, duke hedhur poshtë këtë teori.

Studiuesit nuk kishin kryer ndonjë eksperiment dhe vetëm përfshinin figura të tërhequra çuditërisht dhe formula me pamje mbresëlënëse që nuk barazonin me asgjë.

Për më tepër, në të kaluarën, ekipi ka kryer eksperimente të çuditshme, siç janë dekapitimi i qindra zogjve për të demonstruar se mund të jetojnë pa kokën e tyre.

Më 24 korrik, PubMed, baza e të dhënave në të cilën u publikua raporti, njoftoi se po tërhiqte studimin.

Përhapjet më të këqija të virusit janë parë në qytete, por kjo lidhet me dendësinë e popullsisë dhe jo praninë e aparateve 5G.

COMMENTS