56 vjeçari u hodh nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Torakale – drejtoi i klinikës tregon si ndodhi rasti, thotë se viktima kishte probleme të shumta shëndetësore

1 minute, 49 seconds Read

Një person ka humbur jetën sot në QKUK, pasi që i njëjti është hedhur nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Torakale.

Viktima ishte i moshës 56 vjeç dhe kishte pasur disa probleme shëndetësore.

Lidhur me këtë rast, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci ka treguar për Telegrafin se pacienti ka qenë i shtrirë në këtë klinikë prej 28 dhjetorit për shkak të problemeve me mushkri.

“Pacienti ka qenë i shtruar prej 28 dhjetorit ka qenë duke u trajtuar për shkak të prezencës së qelbit në mushkri, dhe gjendja e tij ka qenë mjaft e rëndë”, ka thënë Kolgeci.

Kolgeci ka bërë të ditur se viktima është hedhur vetë nga dritarja, derisa ka theksuar se i njëjti sot ka pasur të lëshohet për në shtëpi.

Viktima sipas drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ka pasur edhe problema të tjera shëndetësore.

“Ditëve të fundit për fat të mirë gjendja i është përmirësuar dhe sot ai sipas të gjitha gjasave ka pas me shku në shtëpi. Ai ka pasur probleme me insuficiencë renale dhe ka pas probleme edhe me zemër, i është nënshtrua edhe dializës”, tha Kolegci.

Për rastin kritik, Kolgeci ka treguar se prezent në dhomën nga ku është hedhur viktima, brenda ka qenë edhe një pacient tjetër.

Po ashtu, thekson se ai një natë më herët kishte shkuar në shtëpi, dhe sot ishte rikthyer për të kryer trajtimin mjekësor.

“Mbrëmë ka shkuar në shtëpi është kthyer në mëngjes për me bë dializën dhe menjëherë pas vizitës së ekipes kujdestare mjekësore është hedh nga dritarja. Aty kanë qenë edhe familjarët. Unë me aq sa kam informacione ai kishte mashtruar gruan duke i thënë thirrma djalin dhe menjëherë që ka dalë familjari jashtë ai është hedh nga dritarja, në dhomë ka qenë edhe një pacient tjetër”, u shpreh Kolgeci.

Kolgeci shtoi se janë të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet për këtë rast./Telegrafi

Publikime te ngjashme