fbpx

533 llogari të Facebookut hakohën, publikohen të dhënat personale dhe numrat e telefonave online

HomeTech

533 llogari të Facebookut hakohën, publikohen të dhënat personale dhe numrat e telefonave online

Një forum që kryesisht publikon të dhëna nga hakimet e bëra, ka publikuar numra të telefonave dhe të dhëna personale të qindra miliona përdoruesve të Facebookut.

Zbulimi i të dhënave përfshin informata personale të mbi 533 milionë përdoruesve të Facebookut nga 106 vende, përfshirë të dhënat e 32 milionëve vetëm në SHBA, 11 milionë në Mbretërinë e Bashkuara dhe 6 milionë nga India, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu përfshihet zbulimi i numrave të telefonave, emrat e plotë, lokacionet, datëlindjet, biografitë dhe në disa raste edhe postën elektronike.

Business Insider ka shqyrtuar disa të dhëna dhe ka verifikuar të dhënat me përdoruesit e njohur të Facebookut, siç është numri i telefonit dhe data e lindjes.

Gjithashtu janë verifikuar të dhënat duke testuar e-mail adresat dhe fjalëkalimet, që i kanë përdorur përdoruesit për t’u qasur në profile./Telegrafi

COMMENTS