5 shenja që tregojnë se nuk po lëvizni sa duhet

HomeLifestyleStil

5 shenja që tregojnë se nuk po lëvizni sa duhet

Shpesh ne punojmë më shumë sesa duhet në zyrë, pastaj shohim filma në Netflix dhe kështu bëhemi shumë dembelë sa përtojmë edhe të çohemi për të ngrënë në kuzhinë. Me gjithë këtë jetë të pushtuar nga teknologjia, trupat tanë fillojnë të mësohen me qëndrimin vetëm ulur. Por, mos harroni se kjo është e dëmshme për shëndetin dhe se duhet të filloni të kujdeseni për veten.

Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë shenjat që tregojnë se është koha të filloni të lëvizni.

1. Keni sy të fryrë

Qëndrimi ulur është një nga shkaktarët kryesorë të mbajtjes së ujit . Sytë e fryrë shfaqen për shkak të periudhave të zgjatura të qëndrimit në një pozicion horizontal. Pra, fjetja brenda nuk është aq e padëmshme. Yoga mendohet të jetë zgjidhja më e mirë. Sapo të filloni të përfshini disa lëvizje në rutinën tuaj të përditshme, sytë e fryrë nuk do të jenë më një problem.

2. Mbeteni shpesh kaps

Ushtrimet janë të rëndësishme për lëvizjet e rregullta të zorrëve. Nëse pjesën më të madhe të kohës e kaloni ulur, duhet më shumë kohë që ushqimi të lëvizë nëpër zorrën tuaj të trashë. Si pasojë, sasia e ujit që trupi juaj thith nga jashtëqitja juaj është e kufizuar, gjë që sjell kapsllëk. Lëvizja e rregullt përmirëson efikasitetin e traktit tuaj tretës. Edhe një shtrqje e thjeshtë 5 minutëshe disa herë në ditë mund të parandalojë kapsllëkun.

3. Harroni shpejt

Nëse shpesh ndiheni sikur një mendim tjetër thjesht ju ka rrënuar mendjen, duhet të merrni parasysh lëvizjen. Një studim zbuloi se njerëzit që kanë stilt ë ulët jetese, tregojnë ndryshime strukturore në tru në zonën e lobit temporal medial. Ky lob është përgjegjës për aftësinë tonë për të memorizuar gjërat. Ushtrimet fizike ndihmojnë për të rritur kujtesën.

4. Ju dhembin gjunjët

Lëvizja është sekreti për lirimin e nyjeve të ngushta. Ushtrimi mund të lehtësojë artritin dhe simptomat e artrozës, veçanërisht ushtrime aerobike me ndikim të ulët. Pacientët me dhimbje kronike të gjurit këshillohen t’i nënshtrohen një programi ushtrimesh. Duke punuar rregullisht, muskujt tuaj forcohen dhe bëhen më fleksibël.

5. Ju rritet dëshira për ushqime të ëmbla

Aktiviteti fizik lufton në mënyrë të përsosur dëshirat për sheqer. Ajo rrit energjinë tuaj dhe çliron endorfina, të cilat inkurajojnë lumturinë e përgjithshme. Nga ana tjetër, hormonet e lumtura ulin ndjeshëm dëshirat për sheqer. Të bësh mjaft lëvizje gjatë ditës e mban larg depresionin.

COMMENTS