fbpx

5 përfitimet e të puthurit

HomeLifestyle

5 përfitimet e të puthurit

A e dinit që puthja është gjimnastikë antirrudhë?

Dashuria është një emocion i mrekullueshëm që na bën të ndjehemi mirë dhe nxjerr në pah më të mirën tonë. Nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh me njeriun e zemrës.

Gjestet e dashurisë tregojnë atë që ndjejmë, bëjnë tjetrin të lumtur ndërkohë që ne na falin paqe. Por dashuria nuk është e mirë vetëm për këtë.

Një nga proceset më të zakonta të dashurisë, puthja, paska jo pak por 5 perfitime për shëndetin, transmeton living.al. Doni të dini përse të puthni më tepër?

  1. Është gjimnastikë shumë e mirë antirrudhë, stërvit plot 29 muskuj
  2. Është qetësues natyral dhimbjesh
  3. Djeg 13 kalori në minutë
  4. Bën mirë për zemrën dhe për sistemin imunitar
  5. Përmirëson vetvlerësimin

COMMENTS

x