fbpx

49 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

HomeLajmeKosovë

49 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit 49 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 360 testime të kryera 49 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, apo 13.61 për qind.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe 166 qytetarë janë shëruar.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 657.

 

x