fbpx

Morena Taraku ndryshon tërësisht dukjen, mezi njihet me flokët bionde

HomeMagazina

Morena Taraku ndryshon tërësisht dukjen, mezi njihet me flokët bionde

Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, njihet për jetën e saj luksoze që bën në përgjithësi.

Përmes rrjeteve sociale, ajo u mundëson fansave të saj të shohin më afër jetën e saj personale e profesionale.

Sa i përket projekteve muzikore, bukuroshja shqiptare nuk ka qenë shumë aktive kohëve të fundit.

https://www.instagram.com/p/CDd5lyUlZZA/?utm_source=ig_web_copy_link

Por, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka mahnitur fansat e saj, ndërsa kishte ndryshuar totalisht dukjen.

E veshur me reçipeta të punuara me rruza, në pjesën e poshtme Morena ka vendosur të vesh një palë pantallona të shkurtra.

https://www.instagram.com/p/CDoXdetFnBk/?utm_source=ig_web_copy_link

Si përherë, edhe gjatë kësaj paraqitjeje nuk kanë munguar as edhe aksesorët, me të cilat ajo ishte e mbushur.

Ndonëse fotosesioni është pëlqyer mjaft shumë nga një milion ndjekësit e saj, modelja mezi njihet me dukjen e re.

https://www.instagram.com/p/CDG4FHil8bw/?utm_source=ig_web_copy_link

“F*** Your Location” mbetet projekti i saj i fundit, ndërsa ka paralajmëruar se është duke punuar në këtë sferë. /Telegrafi/

COMMENTS