fbpx

24-vjetori i rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Kurti bën homazhe në Drenas

HomeLajmeKosovë

24-vjetori i rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Kurti bën homazhe në Drenas

Në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek shtatorja e tyre në Drenas.

Kurti ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci janë pjesë e historisë moderne të Kosovës.

“Që nga vitet ’80-të e tutje, emri i Fehmi Lladrovcit haset kudo ku kishte veprimtari politike dhe ushtarake për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Por ashtu siç emri i Azem Galicës rëndom përmendet bashkë me emrin e gruas së tij Shotës, edhe emri i Fehmi Lladrovcit është bërë i pashqitshëm nga emri i gruas së tij Xhevë Krasniqit”.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, janë ndër figurat kyçe të organizimit dhe ngritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si të tillë, bashkërisht, ata janë bërë pjesë e historisë moderne të Kosovës, asaj historie që ata e kanë bërë dje, kurse neve na takon ta kujtojmë e shkruajmë sot”, ka thënë Kurti.

x