fbpx
HomeLajmeKosovë

21 vjeçarit nga Vushtrria i kthehet sëmundja pasi ishte shëruar, ka nevojë urgjente për ndihmë

Familja Krasniqi nga fshati Begaj i Komunës së Vushtrrisë kërkon ndihmë për të shëruar djalin e tyre 21 vjeçar. Shpëtim Krasniqi 21 vjeçar nga fshati Begaj,Vushtrri, disa muaj me herët është diagnostikuar me Leukemi Akute.

Shpëtimi ishte trajtuar më herët në Turqi, dhe i është transplatuar palca kurrizore nga motra, por fatkeqësisht sëmundja e tij i është rikthyer përsëri dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë kritike.

Pas keqësimit të gjendjes së tij,me urgjencë është rikthyer në Turqi dhe ka filluar trajtimin me kimioterapi.

Por familja Krasniqi e ka të pamundur t’i mbulojë shpenzimet, pasi duhen rreth 120.000€ për shërimin e djalit të tyre. Familjarët kanë publikuar fotografi të Shpëtimit në spital dhe të dhënat ku mund të kontribuoni për të.

COMMENTS

x