fbpx

Zafa pranon fajin se e kanosi kryetarin Totaj, gjykata e dënon me 6 muaj burg, i cili do t’i zevëndësohet me 600 euro gjobë!

HomeLajmeKosovë

Zafa pranon fajin se e kanosi kryetarin Totaj, gjykata e dënon me 6 muaj burg, i cili do t’i zevëndësohet me 600 euro gjobë!

Gjykata Themelore në Prizren të martën ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Zafir Berisha për veprën penale “kanosje”, duke e dënuar me 600 euro gjobë. Ish-deputeti Berisha e ka pranuar fajësinë për veprën penale Kanosja nga neni 181 i Kodit Penal të Kosovës, për të cilen edhe akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Lajmin  e konfirmuan edhe Gjykata Themelore në Prizren.

I akuzuari Berisha fillimisht është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj për kanosje, se përmes telefonit ka kanosur kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, por dënimi me pelqimin e të akuzuarit është zëvendësuar me 600 euro gjobë

Në korrik të 2022-së, Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Zafir Berisha për veprën penale të “Kanosje”.

Referuar aktakuzës, në qershor të vitit 2022 i akuzuari Zafir Berisha me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare, ku përmes telefonit i kishte dërguar sms-a të dëmtuarit Shaqir Totaj.