fbpx

Ukrainasit tallen me rusët që pushonin në Krime pasi sulmuan aeroportin ushtarak: “Kremi i diellit nuk do t’ju mbrojë në hapësirat e paautorizuara”

HomeLajmeBota

Ukrainasit tallen me rusët që pushonin në Krime pasi sulmuan aeroportin ushtarak: “Kremi i diellit nuk do t’ju mbrojë në hapësirat e paautorizuara”

Pasi gadishulli i Krimesë, më saktë qyteti Novofedorovka, u trondit nga shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi një video në të cilën talleshin disi me rusët.

Në një video prej 35 sekondash, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se njerëzit kanë mundësinë të kalojnë pushimet e tyre verore në disa vende në mbarë botën.

Aty ndër të tjera shfaqen Dubai, Antalia dhe Kuba. Megjithatë, ministria tha se disa njerëz ende zgjedhin Krimenë për pushimet e tyre verore.

“Është një gabim i madh”, ishte mesazhi i ministrisë ndërsa në sfond luheshin skenat e shpërthimeve në bazën ushtarake, si dhe deklaratat e rusëve, të cilët u mërzitën nga skenat dhe u larguan nga Krimea.

https://twitter.com/DefenceU/status/1557621932429819907?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1557621932429819907%7Ctwgr%5E8c47d5e859f1a1eecd696d0c0b97c00200d7db71%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fballkani.info%2Fukrainasit-tallen-me-ruset-qe-pushonin-ne-krime-kremi-i-diellit-nuk-do-tju-mbroje%2F

x