fbpx

‘Trazirat në Maqedoninë e Veriut mund të përhapen në rajon’, eurodeputetja ngre alarmin

HomeLajmeRajoni

‘Trazirat në Maqedoninë e Veriut mund të përhapen në rajon’, eurodeputetja ngre alarmin

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka ngritur shqetësimin se protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut mund të përhapen dhe në Mal të Zi.

Eurodeputetja thotë se këto protesta mund të përdoren nga aktorë të tjerë të huaj si dhe nga Rusia.

E kjo ndodh për shkak të dështimit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Kur Shtetet Anëtare të #BE dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj.

Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojnë dhe të përshpejtojnë veprimet e tyre”, shkroi Von Cramon në një postim në Twitter./ INA

COMMENTS

x