fbpx

Shpërthim i frikshëm në pikën e karburantit, shpëtojnë mrekullisht të gjithë

HomeLajmeBota

Shpërthim i frikshëm në pikën e karburantit, shpëtojnë mrekullisht të gjithë

Një burrë brazilian mbeti i plagosur rëndë, por mrekullisht shpëtoi pa humbur jetën, pas një shpërthimi të frikshëm në një pikë karburanti, ku ai po furnizonte makinën.

Pamjet tronditëse nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar incidentin në Rio de Zhaneiro të martën. Në to duket 67-vjeçari Mario Magalhaes i cili hap bagazhin e makinës e më pas mjeti shpërthen. Si pasojë, i moshuari fluturon në ajër e më pas shembet në tokë. Gruaja e tij, Andreia, ishte shumë pranë makinës, por fatmirësisht nuk pëson dëme të konsiderueshme dhe duket që është ende në këmbë pas shpërthimit.

Sipas mediave lokale, Magalhaes u dërgua në spiutal dhe u operua, por është jashtë rrezikut për jetën.

COMMENTS

x