Connect with us

Shqiperi

Rama i jep leksion Bashes e Berishës: “Mendoni se jam gëzuar, por e dëmtuat shumë kulturën politike”

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një bashkëbisedim me demokratët, pas protestës e cila kaloi me dhunë dhe incidente, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Protesta e cila u zhvillua te selia e Partisë Demokratike la disa persona të lënduar për shkak të incidenteve, ndërsa u arrestuan rreth 60 të tjerë, përcjell Demokracia.com.

Rama përmes këtij bisedimi i cili u transmetua drejtpërdrejtë në rrjetin social Facebook, ka thënë se dikush mund të mendojë se ai i është gëzuar këtyre zhvillimeve.

“Shumëkush mund të mendoj se për mua është e mirëseardhur, por jo. Në aspektin e politikës dhe përfitimit të ngushtë, por një zhvillim i kësaj natyre e dobëson kundërshtarin politik, por e godet vendin, shoqërinë, kulturën politike e cila për të gjitha arsyet, për shkak të historisë dhe traditës jo edhe aq bujare të shqiptarëve me institucionet, përbën realisht një problem”, ka thënë Rama.

Tutje, kryeministri shqiptar ka thënë se kultura politike në Shqipëri ka marrë një goditje të rëndë dhe kjo nuk e dobëson vetëm PD-në, por edhe institucionet e vendit, përcjell Demokracia.com.

“Kultura politike dje ka marrë një goditje të tmerrshme. Kjo shkon përtej dobësimit të kundërshtarit politik, shkatërrim që nuk dëmton vetëm PD-në si parti, por institucionet e këtij vendi, institucionin demokratik të opozitës, por edhe gjithë këtë kornizën institucionale të vendit”, tha ai.

Në protestën e djeshme ka ndërhyrë edhe Policia e Shtetit, duke shpërndarë edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë personat e grumbulluar.

Drejtuesit e PD-së në anën tjetër, duke përfshirë këtu edhe Lulzim Bashës, raportohet se gjatë kohës së protestës kanë qenë brenda selisë së partisë.

Advertisement
Comments