fbpx

Qent ua vran një këlysh, majmunët hakmerrën duke vrarë 250 qen! Kjo është lufa Monkeys vs Dogs? (Foto dhe Video)

HomeKuriozitete

Qent ua vran një këlysh, majmunët hakmerrën duke vrarë 250 qen! Kjo është lufa Monkeys vs Dogs? (Foto dhe Video)

“Monkey Vs Dog” ka pushtuar internetin indian dhe jo vetëm! Nuk po flasim për Elon Musks apo kriptovalutat e botës. Nëse keni qenë larg internetit këto kohë, një histori e pazakontë që ka dalë nga distrikti Beed në Maharashtra të Indisë i ka habitur të gjithë. Majmunët dhe qentë janë në luftë dhe të parët duket se e kanë fituar luftën. Gjithçka filloi kur disa qen dyshohet se vranë një foshnjë majmuni, duke rezultuar në një kundërsulm që mund të përshkruhet si kaos absolut. Në vitin e kaluar, majmunët dyshohet se kanë vrarë rreth 250 klysh, të gjithë në emër të hakmarrjes, duke i marr të njëjtët duke i hypur në pemë të larta dhe duke i hedhur poshtë.

Ngjarja e çuditshme ndodhi në Majalgaon në lagjen Beed. Në momentin që një grup majmunësh në zonë e shohin një klysh, e kapin klyshin duke e hypur në një pemë të lartë dhe duke e hedhur poshtë me çka kanë mbytur rreth 250 këlysh në këtë menyrë. Jo vetëm kaq, por rreth 10 kilometra larg Majalgaon, një fshat i quajtur Lavool që ka një popullsi prej rreth 5000 banorësh, asnjë qenush nuk ka mbetur i gjallë në zonë tani. Zyrtarët e departamentit të pyjeve u alarmuan pas incidentit, por asnjë nga majmunët nuk është kapur deri më tani.

Sado brutale të duket, lufta e çuditshme e hakmarrjes mes kafshëve ka intriguar internetin dhe njerëzit kanë filluar të bëjnë tifozllek për palët në “luftë”.

Pasiqë depratamenti i menagjimit të maleve dështoi të kap majmunët vrasës, fshataret ndërmorrën masa që vet t’i mbrojnë qent dhe këlyshet nga sulmet barbare të majmuneve. Mirëpo majmunët u treguan aq dinak sa që sulmuan disa këlysh edhe në shëpitë e fshatareve saqë disa fshatar janë lënduar duke u përpjekur t’i raujnë këlyshet nga sulmet e majmuneve.

COMMENTS

x