Connect with us

Kosovë

Prokuroria deklarohet për rastin e vdekjes së 67-vjeçares në Dragash

Publikuar

me

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se rasti i vdekjes së 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit është duke u hetuar.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësja për media në prokurori, Fitore Mehmeti.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës me urgjencë të dërgohet për kryerje të obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për të kuptuar shkakun e vdekjes. Po ashtu, lidhur me rastin prokurori ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore”, ka thënë Mehmeti.

Është theksuar se viktima më herët kishte dhunë në familje.

Reklama