Connect with us

Kosovë

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Pejë, ku mbetën të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish kandidati për Deçan

Published

on

Një incident i armatosur ka ndodhur në qytetin e Pejës këtë mbrëmje. Në media po flitet për dy viktima, por që nga Policia dhe Prokuroria kanë konfirmuar se ka pasur të shtëna, por që ende nuk dihet epilogu.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë se Policia dhe Prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe posa të kenë informata të sakta do të njoftohet publiku.

Edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë të Pejës Shkodran Nikçi ka thënë se Prokurori kujdestar ka dal në vendngjarje, duke mos dhënë informata shtesë.

Advertisement
Comments