fbpx

“Një sulm ndaj demokracisë”, liderët botërorë i shprehin ngushëllimet Japonisë për vrasjen e ish-kryeministrit

HomeLajmeBota

“Një sulm ndaj demokracisë”, liderët botërorë i shprehin ngushëllimet Japonisë për vrasjen e ish-kryeministrit

Lajmi për vrasjen e Shinzo Abe ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve, shumë prej të cilëve kanë punuar me Abe gjatë mandatit të gjatë të ish-kryeministrit, shkruan CNN.

“Udhëheqja e tij globale do të mbahet mend nga shumë njerëz”, shkroi kryeministri britanik Boris Johnson në një postim në Twitter . “Mendimet e mia janë me familjen e tij, miqtë dhe popullin japonez.

Mbretëria e Bashkuar është pranë jush në këtë periudhë kaq të errët dhe të trishtuar.”

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij në një mesazh në Twitter, duke i quajtur të shtënat “një sulm ndaj demokracisë” dhe “një akt të turpshëm për të mbyllur gojën e një lideri politik”.

Kryeministri indian Narendra Modi njoftoi se si shenjë e “respektit tonë më të thellë”, India do të mbajë një ditë zie kombëtare të shtunën. Abe ishte një burrë shteti i jashtëzakonshëm,  një lider i   shquar”, tha Modi.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se Abe kishte qenë një “mik dhe aleat i madh i Australisë” , duke i thënë  popullit të Japonisë: Ndajmë dhimbjen me ju.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e quajti Abe një person të mrekullueshëm, duke shtuar: “Kjo vrasje brutale dhe frikacake e Shinzo Abe tronditi të gjithë botën”.

Për vrasjen e Shenzo Abe ka reaguar edhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili tha se vrasja e Abe është “një akt kriminal i papranueshëm”

“I shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit dhe popullit japonez që ka humbur kryeministrin më jetëgjatë dhe një politikan të respektuar në historinë e kushtetutës japoneze”, tha presidenti Yoon, sipas deklaratës.

Të shtënat që vranë kryeministrin Abe janë një akt kriminal i papranueshëm.

Ish-kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ka nderuar Shenzo Abe, duke e quajtur atë “një burrë shteti të kalibrit më të lartë”.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë , tha se ishte thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Abe.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dënon atë që ai e përshkroi si një “sulm të urryer” dhe e quajti Abe një mik të dashur.

Petr Fiala, Kryeministri i Republikës Çeke tha se ishte thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Abe, duke shkruar: “Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen e tij dhe me popullin e Japonisë .”

Yair Lapid, kryeministri i Izraelit, tha: “Shteti i Izraelit mban zi për vdekjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe pas sulmit të tmerrshëm të sotëm. Ai ishte një udhëheqës i shquar dhe një arkitekt kryesor i marrëdhënieve moderne Izrael-Japoni.

Kryeministri i Tajlandës Prayuth Chan-ocha shprehu ngushëllimet për familjen e Abe.

“Kryeministri i ndjerë Abe ishte një person shumë i aftë dhe shumë i dashur veçanërisht nga populli japonez”, thuhet në deklaratë.

COMMENTS

x