fbpx

Ngutet Mimoza Kusari dhe ia huq: Sindikalistët nuk u pajtuan me 150 euro

HomeLajmeKosovë

Ngutet Mimoza Kusari dhe ia huq: Sindikalistët nuk u pajtuan me 150 euro

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, tha se nuk është e vërtetë se nuk ka pasur dialog me Sindikatat. Duke folur me shpejtësi, znj.Kusari në një moment ia huqi dhe tha se ‘sindikalistët nuk janë pajtuar me 150 euro’. Në fakt, kërkesat e sindikalistëve është veç 100 euro.

“Para se ta prezantojmë pakon për përballje me inflacionin në vlerë 150 milionë euro.

Është thënë se do të trajtohet me sindikatat dhe do të kemi përgjigje.

Përgjigja ka qenë negative. Ministrja ka pasë takim me sindikalistët, që thanë se nuk pajtohen me 150 euro.

Kryeministri i takoi edhe një herë më 13 shtator, duke iu ofruar trajtim edhe në ligjin për skemën pensionale, edhe në ligjin e pagave edhe shtesë fond në barna esenciale.

Sapo dolën nga takimi thanë se nuk e pranojnë. Greva po vazhdon edhe pse ata janë ftuar të diskutojmë për ligjin e pagave.

‘Procesi skajshmërisht është politizuar”, tha ajo.

x