Muja i përgjigjet opozitës: Kurti nuk i ik dialogut, merr vendime ashtu siç ka premtuar

HomeLajmeKosovë

Muja i përgjigjet opozitës: Kurti nuk i ik dialogut, merr vendime ashtu siç ka premtuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja i është përgjigjur kritikave të opozitës se kryeministri Albin Kurti po “ikën” nga dialogu Kosovë-Serbi.

Muja gjatë intervistës me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu në emisionin “Përballje”, ka thënë se që prej ardhjes në pushtet, Kurti ka marrë vendime parimore dhe saktësisht ashtu siç ka premtuar.

“Po përballemi shumë shpesh me kritika të cilat na i bën edhe Serbia, sikur po e bllokojmë dialogun, por kjo nuk është e vërtetë. Populli ia ka dhënë besimin Kurtit dhe ai saktësisht siç ka premtuar dhe në mënyrë parimore po i merr vendimet”, ka deklaruar ai.

Kurban Bajrami 2022 – Kur festohet dhe arsyeja pse quhet Festa e Sakrificës
Ish-paramilitari serb dëshmon në gjyqin për luftën në Kosovë

Deputeti Muja tutje është shprehur se për 1 vit e 4 muaj me Qeverinë Kurti, vendimarrja në Kosovë ka ndryshuar drastikisht dhe po ndryshon edhe situata në terren.

“Nuk e di nëse ju kujtohet letra e zotëri Blinken ku thotë se njohja është në qendër të dialogut, jo në fund. Aty nënvizohet edhe rëndësia e luftimit të korrupsionit, rendi dhe ligji, marrëveshja për rrymën në veri etj. Ashtu specifikohet edhe në letrën e presidentit amerikan Joe Biden. Jemi duke bërë maksimumin që të jemi sa më të afërt në koordinim me vendet aleate. Kurrë nuk e besoj që ka pasur koordinim më të mirë me këto shtete”, tha ai për telegrafin.

Muja në këtë intervistë ka folur edhe për qëndrimet e LVV-së për tërheqjen e Trustit dhe për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

COMMENTS

x