Kush është Shinzo Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë që u qëllua me armë zjarri

HomeLajmeBota

Kush është Shinzo Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë që u qëllua me armë zjarri

Shinzo Abe është kryeministri më jetëgjatë japonez pas Luftës së Dytë Botërore. Abe shërbeu si shef qeverie nga viti 2006 deri në vitin 2007 dhe nga viti 2012 deri në vitin 2020 kur edhe dha dorëheqje shkaku i komplikimeve shëndetësore. Mandati i tij e kaloi atë të gjyshit të tij Nobusuke Kishi, i cili udhëhoqi Japoninë nga 1957 deri në 1960. Babai i tij, Shintaro, shërbeu gjithashtu si kryesekretar i kabinetit, pozicioni i dytë më i fuqishëm i vendit. Abe është 67 vjeçar shkruan Express.

Edhe pasi dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, Abe ka qëndruar aktiv në politikë. Ai është shfaqur rregullisht në media për të diskutuar për çështjet aktuale.

Abe në një intervistë dhënë një televizioni japonez në shkurt tha se Japonia duhet të diskutojë një shpërndarje të mundshme të armëve bërthamore të ngjashme me atë të anëtarëve të NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.

Sa ishte kryeministër, Abe kultivoi marrëdhënie të ngushta me Washingtonin zyrtar.

Ish-kryeministri japonez u qëllua të premten me armë zjarri gjatë fjalimit që po mbante në fushatën elektorale në qytetin Nara në lindje të Osakës.

Sulmuesi që u kap menjëherë nga rojet e sigurisë e qëlloi Aben dy herë, në qafë dhe shpinë, kurse gjendja e tij mbetet kritike.

41 vjeçari, Tetsuya Yamagami, banor në qytetin Nara është identifikuar si sulmuesi i Abes.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, duke cituar burimet qeveritare, Yamagami ishte ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes Detare të Japonisë.

Ai thuhet se ka shërbyer në MSDF deri në vitin 2005, tha burimi.

COMMENTS

x