Kurti iu propozon veteranëve ligj të ri për verifikimin e pjesëmarrësve në luftë – ata do të përgjigjen me shkrim

HomeLajmeKosovë

Kurti iu propozon veteranëve ligj të ri për verifikimin e pjesëmarrësve në luftë – ata do të përgjigjen me shkrim

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dje kanë pranuar një propozim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të së cilit propozohet Ligji i ri për Verfikimin e Pjesëmarrësve në Luftë.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, Faton Klinaku, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se propozimin e kanë marrë dhe ai do të shqyrtohet, e pastaj nga OVL do të përgjigjen me shkrim – duke shtuar se letra është vonuar për një muaj e gjysmë.

“Shkresën e kemi pranuar dje dhe do ta shqyrtojmë e pastaj do t’i përgjigjemi me shkrim. Do të diskutojmë me organet tona, letra është vonuar rreth një muaj e gjysmë. Në të flitet për një ligj të ri, por derisa të bëhet ai duhet të rritet paga minimale dhe krahas kësaj edhe pensioni i veteranëve”, u shpreh Klinaku.

Më 16 qershor, veteranët kanë mbajtur protestë, në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në Ligjin e pagës minimale.

COMMENTS

x