fbpx

Kryeministri Kurti për sulmin në Oslo: “Qëndrojmë me Norvegjinë”

HomeLajmeKosovë

Kryeministri Kurti për sulmin në Oslo: “Qëndrojmë me Norvegjinë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit në Oslo të Norvegjisë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe 14 të tjerë u plagosën.

Kurti përmes një postimi në Twitter, e ka konsideruar sulmin si ‘masakër’, derisa shtoi se Kosova qëndron me Norvegjinë.

“Zemërthyer për të parë masakrën në Oslo. Urimet tona më të mira për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionin social është një përgjegjësi që ne të gjithë e ndajmë – ne qëndrojmë me Norvegjinë”, ka shkruar Kurti.

COMMENTS

x